MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

33 EKOAUTOBUSË TË RINJ NGA MAN NË RRUGËT E SHKUPIT

Kryetari Shilegov sot e nënshkroi Marrëveshjen për blerjen e 33 eko-autobusëve të rinj me gaz nga kompania MAN. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fillon zyrtarisht procedura për blerjen e këtyre autobusëve të cilët pranverën e ardhshme do të qarkullojnë në rrugët tona, me çka do të përmirësohet dukshëm transporti publik i udhëtarëve në kryeqytet, i cili radhitet në mesin e metropoleve evropiane që përdorin eko-autobusë.

 

- Tridhjetë e tre autobusë të rinj ekologjik me gaz do të jenë pjesë e parkut vozitës të NTP-së. Angazhimi ynë është të krijojmë transport publik që është efikas ekonomikisht dhe nuk e ndot ajrin. Furnizuam 21 autobusë me dysheme të ulët me kapacitet individual prej 85 udhëtarësh dhe 12 autobusë me kapacitet prej 149 udhëtarësh - tha Shilegov gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Autobusët e rinj janë në përputhje me trendet më të reja teknologjike në këtë industri dhe i plotësojnë standardet e emetimit të Euro 6. Ky lloj autobusi në Gjermani mban emrin "Engjëlli i kaltër" dhe është shpall ekoautobus për vitin 2016 në Evropë.

 

Ai shtoi se autobusët e rinj janë me efikasitet energjetik dhe se nëse krahasohet me shpenzimin e autobusëve të vjetër me naftë, këto autobusë harxhojnë pothuajse dyfish më pak karburant, gjë që zvogëlon më tej shpenzimet e NTP.

 

 

- Një eko-autobus kursen deri në 25.000 euro karburant në nivel vjetor. Përparësia më e madhe është se ato emetojnë dukshëm më pak CO2 i cili pothuajse fare nuk e ndot ajrin. Shtatë vjet më parë, janë blerë 202 autobusë kinezë dykatësh me naftë, të cilët kushtonin  shumë shtrenjtë dhe janë me cilësi të dobët. Autobusët prishen çdo ditë. NTP ka problem me autobusët kinezë për shkak të mungesës së përfaqësuesit të autorizuar, dhe për këtë arsye i mungon shërbimi dhe mbështetja teknike. Autobusët e rinj janë me cilësi më të lartë, me kapacitet dyfishtë më të madh dhe më e rëndësishmja nuk ndotin - tha Shilegov.

 

Qyteti vendimin për blerjen e këtij lloji të autobusëve e bëri pas testit provë vitin e kaluar kur 3 modele të ndryshme të autobusëve me gaz dhe një autobus elektrik nga prodhues të ndryshëm u testuan, përfshirë edhe autobusin nga MAN i cili sipas udhëtarëve u vlerësua si më i miri dhe më i përshtatshmi për transport publik në Shkup.

 

- Pas përvojës së mbledhur, fillojmë rinovimin e parkut vozitës të NTP. Shkupi fiton  transport me autobus që nuk do të ndotin, do të jenë me efikasitet energjetik dhe do të përmbushin plotësisht nevojat e qytetarëve që e përdorin atë - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit për NTP do të blen 33 autobusë nga MAN CNG me dysheme të ulët, 21 autobusë solo dhe, të cilët mundësojnë marrjen e gati dyfish më shumë udhëtarëve sesa autobusët dykatësh, do të kenë më shumë hapësirë dhe komoditet për lëvizje, gjë që do të kontribuojë në rrjedhën më të shpejtë të udhëtarëve, janë me më shumë dyer për hyrje dhe dalje, si dhe kanë aparat për pagesë në derën e përparme dhe të pasme.

 

Ky lloj eko-autobusësh janë tashmë pjesë e transportit publik në Norvegji, Hungari, Spanjë dhe Poloni.

- Mirëmbajtja e rregullt e autobusëve në periudhën tre vjeçare të garantuar është një nga karakteristikat më të rëndësishme të furnizimit publik. Të theksojë se në autobusët e rinj do të ketë mundësi për pagesë në së paku dy vende në automjet, gjë që do të kontribuojë gjithashtu për lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve brenda / jashtë automjetit - tha drejtori i NTP, Kristian Çushkov.

 

MAN është kompani gjermane në pronësi të Volkswagen. Kompania është me seli në Minhen dhe ka përfaqësitë e saja të autorizuara në të gjithë botën. MAN është një nga furnizuesit kryesorë ndërkombëtarë të automjeteve komerciale dhe zgjidhjeve të transportit në Evropë.

 

 

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 25.9.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1351449