MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOV:ME GRUMBULLIMIN E 600 M3 MBETJE NGA STËRNISHTAT DËSHMUAM SE LUFTOJMË PËR SHKUP MË TË PASTËR

Fushata e Qytetit të Shkupit për pastrim falas të stërnishtave është afër fundit dhe deri më tani ka shënuar rezultate të shkëlqyera. Për interesimin e qytetarëve për këtë aktivitet dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Qyteti i Shkupit për të luftuar ndotjen në konferencën e sotme për media folën kryetari Petre Shilegov, Xhef Le nga organizata joqeveritare MDC-Ti.Net dhe Miroslav Bogdanovski, udhëheqësi i Sektorit inspektorat i Qytetit të Shkupit.

-  Në videon nga ana ime e majtë mund të shihni se sa shumë tym shkakton vetëm një metër kub i djegur pas vjeljes së prodhimeve bujqësore. Mund ta paramendoni se sa tym do të shkaktohej nga djegia e 600 metrave kub mbeturina? Fushata e Qytetit të Shkupit për pastrim falas të stërnishtave, e mbështetur nga UNDP dhe MDF-T.Net, po i afrohet fundit dhe me krenari mund të them që ka shënuar rezultate të shkëlqyera deri më sot. Në periudhën nga 20 gushti deri më sot grumbullim falas të mbeturinave nga të vjelat nga ana e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar më shumë se 120 banorë të qytetit tonë, të cilat janë grumbulluar duke parandaluar kështu djegien e 600 metrave kub të mbeturinave – theksoi Shilegov.

Qyteti i Shkupit është njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që ka nis fushatë për të eliminuar djegien e arave dhe stërnishtave, me qëllim për të zvogëluar ndotjen e ajrit, për ta ruajtur pjellorinë e tokës dhe për ta parandaluar përhapjen e zjarreve eventuale që shpesh shkaktojnë dëme materiale, e ndonjëherë edhe jetët njerëzore janë të rrezikuara.

 

 Rezultatet e arritura në këtë fushatë na ka inkurajuar ta përsërisim fushatën edhe vitin e ardhshëm dhe ta zgjerojmë atë në më shumë nivele. Presim që Ministria e bujqësisë, pylltarisë të përfshihet në pjesën e planifikimit në periudhat kur bëhet korrja e kulturave të ndryshme bujqësore. Në këtë drejtim, presim që rajoni planor i Shkupit të përfshihet masivisht në fushatë. Dua të shpreh falënderim të madh për qytetarët e Shkupit të cilët kanë treguar shkallë të lartë të vetëdijes për dëmin e kësaj dukurie dhe e shfrytëzuan mundësinë për të fituar grumbullim falas të mbeturinave nga korrja. Falënderim të madh edhe për UNDP dhe MDF Ti.Net për mbështetjen e tyre, të cilët na kanë ndihmuar shumë, veçanërisht në fushën e ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut për pasojat e dëmshme të djegies së stërnishtave. Njëherit u falënderohem për përkrahjen logjistike edhe të punësuarve në ndërmarrjet publike "Parqe dhe gjelbërimi" dhe "Higjiena komunale" të cilët investuan shumë nga potenciali i tyre njerëzor dhe teknik në realizimin e kësaj fushate - tha Shilegov.

 

Ai shtoi se kjo është një nga ato fushatat që më së miri tregojnë se vetëm me forca të përbashkëta mund të kemi sukses në luftën për mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm jetësor në qytetin tonë. Shilegov shprehu besim se vitin e ardhshëm kjo fushatë do të ketë jehonë edhe më të madhe tek qytetarët, duke zvogëluar kështu ndotjen e ajrit dhe parandaluar përhapjen eventuale të zjarreve.

 

 

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 27.9.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1351442