MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOV: KONCEPTI I RI PËR TRAJTIMIN E MBETURINAVE NË SHKUP

 

 

 

Qyteti i Shkupit sot promovoi pajisje të re dhe  koncept të ri për trajtimin e mbeturinave komunale dhe higjienën në sipërfaqet publike në Shkup.

- Nga sot fillojmë të ndryshojmë plotësisht imazhin e qytetit tonë. Pjesë pas pjese, hap pas hapi, në Shkup, nuk do të i shohim pamjet e kontejnerëve të hapur dhe të stërmbushur që përhapin erë të pakëndshme rreth tyre dhe lënë përshtypjen e qytetit të papastër. Sot, paraqesim plotësisht konceptin e ri për trajtimin e mbeturinave komunale dhe higjienën e sipërfaqeve publike në Shkup. Për këtë qëllim, Qyteti bleu kontejnerë të rinj të standardit më të lartë teknologjik, i njohur dhe i aplikuar në Evropë. Bëhet fjalë për 540 kontejnerë të rinj me kapacitet prej 3,200 litra që do të zëvendësojnë mbi 1.800 nga gjithsej 4.500 kontejnerë të vjetër. Pastaj, kemi 30 kontejnerë për selektimin e mbeturinave prej 2.200 litra mbeturina. Duke pasur parasysh që ky është sistem plotësisht i ri, Qyteti ka blerë katër automjete të reja për trajtimin e këtyre kontejnerëve - tha kryetari Shilegov.

 

 


540 kontejnerët e ri  statik për mbeturina komunale janë pothuajse me tre herë kapacitet më të madh se ato ekzistuesit, të pajisur me mekanizëm për mbyllje automatike të kapakut,  pedale për hapje me këmbë, dorezë  për hapje e adaptuar për përdorim për personat me nevoja të posaçme dhe udhëzime për përdorim të rregullt. Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me partnerin e deritanishëm të Qytetit “Pakomak”, janë blerë edhe 30 kontejnerë me kapacitet prej 2.200 litrash për selektimin e mbeturinave, që është dyfish më shumë nga kontejnerët që i kemi pas deri më tani.

-Me kontejnerët e rinj gjatë këtij viti do të zëvendësojmë edhe një të tretën e kontejnerëve ekzistues, por nuk ndalemi këtu, pasi është planifikuar të blihen kontejnerë shtesë me të cilët do të zëvendësohen edhe ato që kanë mbetur. Katër automjetet e reja komunale janë të pajisura me sistemim më bashkëkohor teknologjik për grumbullimin anësor të mbeturinave dhe me to zbrazjen e kontejnerëve e kryen shoferi nga vet automjeti, dhe kjo do ta shpejtojë dukshëm por edhe do të jetë më pak i kushtueshëm procesi i grumbullimit të mbeturinave komunale në qytetin tonë - shtoi ai. Shilegov.

 

 

 

Sot u promovuan edhe 950 shporta për mbetje të xhepit  që parqet rritje për një gjysmë më shumë nga të deritanishmit 1.750 shporta, si dhe dhjetë automjete elektrike komunale për pastrimin dhe larjen e sipërfaqeve publike, dhe 12 fshesa speciale me vakum.

 

 

 

Nga 950 shporta për mbetje të xhepit, 850 janë bërë nga materiale elastike, me mbrojtje  shtesë nga mbushja e parregullt me qese të mbushura plot me mbeturina komunale dhe nuk lejojnë që mbeturinat të shpërndahen nga kafshët. 100 shportat tjera janë përshtatur për mbeturinat nga kafshët shtëpiake. Makineritë me vakum për higjienën e sipërfaqeve publike dhe të gjelbra funksionojnë në princip tërësisht të kundërt me kontejnerët ekzistues, me të cilët punonjësit i frynin gjethet ku ngritej pluhuri. Automjetet për larje dhe pastrim janë të dedikuar për mirëmbajtjen e higjienës të sipërfaqeve publike, veçanërisht shëtitoret, trotuaret dhe shtigjet për biçikleta.

-       Po e theksojë se këto pajisje janë makina teknologjikisht më bashkëkohore që janë me energji elektrike dhe nuk do të ndotin fare ajrin në qytetin tonë. Në Shkup, më në fund po krijohen kushte për të përmirësuar dukshëm higjienën e sipërfaqeve publike. Në këtë proces duhet të marrim pjesë të gjithë së bashku - ne si institucione, por edhe qytetarët si njerëz që e duan qytetin e tyre, të pastër dhe të bukur. Qyteti i Shkupit nuk do të ndalet të investojë në burime teknike dhe njerëzore për ruajtjen e higjienës, do të vazhdojmë me fushatë për menaxhimin adekuat të mbeturinave, por gjithashtu do ta forcojmë mbikëqyrjen inspektuese që do të thotë më shumë dënime për qytetarët e pandërgjegjshëm. Të nderuar, fillojmë proces që varet nga të gjithë ne. Pres që institucionet e pushtetit qendror të ndryshojnë ligjet dhe politikat kombëtare, por edhe ta intensifikojnë funksionalitetin e tyre në mënyrë që të përshpejtojnë proceset për ruajtjen e mjedisit jetësor. I bëj thirrje të gjitha komunave në Qytetin e Shkupit, si dhe komunat në rajonin planor të Shkupit, të investojnë në higjienën në territorin e komunave të tyre dhe rrugët komunale. Ndërsa policia të fillon të i ndjek penalisht autorët dhe ata që djegin deponitë në qytetin tonë - ftoi kryetari Shilegov.

 

 

 

Ai theksoi se vetëm me përpjekje të këtilla të përbashkëta të institucioneve, qytetarëve dhe palëve të tjera të shoqërore, Shkupi mund të bëhet qytet siç e ëndërrojmë.

-Ju lus juve edhe juve media që së bashku të fillojmë të krijojmë vetëdije të re dhe përgjegjësi shoqërore për mjedisin jetësor, sepse mjedisi është i përbashkët për të gjithë ne. Secili brenda përgjegjësisë së vet shoqërore përfundimisht ta merr vendin e duhur dhe të jep kontributin për një Shkup më të pastër dhe më të bukur - tha Shilegov.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 1.10.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1351430